#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Luana Vjollca: “Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash”

E ftuara e dytë në #thuajsemepesi këtë episod ishte bukuroshja Luana Vjollca, jo më kot, pasi projekti i saj i fundit “Benzina” momentalisht është renditur në vendin e 10-ë në klasifikimin e “The Top List”.

Projekti që fillimisht mbarti vendin e 50-ë në në listën e klasifikimit të “Top Awards” është ngjitur me 40 pozicione e momentalisht ndodhet në vendin e 10-ë. Ky lajm ju përcoll asaj ‘live’ nga Ledion Liço i cili i drejtoi edhe disa pyetje në lidhje më këtë hit të sajin.

Si çdo herë tjetër nuk mund të mungonin notat e humorit në #thuajemepepsi, e në lidhje me Luanën si këto ka shumë. Një dëgjues i emisionit shkruan në formë shakaje se muaj më parë kur u martua kënga e Luanës ende nuk ishte bërë publike dhe ky do t’i mbetet gjithmonë peng.

“Benzina”, sipas dëgjuesit, por edhe këngë të tjera të moderatores duhet të transmetohen apo këndohen në dasma. Sa i përket kësaj deklarate, Luana ka një përgjigje.

“Nuk do të bëhem kurrë këngëtare dasmash (qesh). Do të këndoja nëpër evente të ndryshme e sigurisht nëpër koncerte, por në dasma jo. Këngët e mija nuk janë të përshtatshme për ceremoni martesore dhe kurrë nuk do të krijoj muzikë dasmash”, është shprehur moderatorja për dëgjuesit.