#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, mbani shënim, fëmijët na mësojnë mënyrën e denjë për t’i propozuar dikujt për martesë

Kjo e para e #thuajemepepsi ishte një ndër ato episode ku reagimet kanë qenë të shumta dhe përfshirja e fëmijëve falë 1 Qershorit e ka ëmbëlsuar programin tonë duke argëtuar dëgjuesit e Top Albania Radios.

Të intervistuar nga mikrofoni i TAR, shumë fëmijë, duke përfshirë edhe disa nga “The Voice Kids 2”, ndërkohë që po festonin, kanë këmbëngulur për të na mësuar mënyrat e duhura se si duhet t’i propozojmë vajzës apo djalit që na pëlqen, për martesë.

Këshillat e para dhe të domosdoshme janë; të jesh romantik, një djalë duhet patjetër t’i ulet në gjunjë vajzës që do, t’i blejë çokollata e lule të kuqe e më pas t’i thotë: “A dëshiron të martohesh me mua?” apo shqip: “A do më marrësh për burrë?” Nëse përgjigja është ‘po’ atëherë djali duhet t’i puthi dorën e më pas t’i blejë një arush, ose nëse ka makinë atëherë ta shitëse nusen e tij të ardhshme në të gjithë Shqipërinë.

Fëmijët mendojnë se propozimi tipik gjatë një darke me unazën e fshehur diku në ushqim funksionon gjithmonë. Kjo do të jetë gjithmonë koherente, jo më kot thonë se dashuria vjen nga stomaku, prandaj mbajeni vath në vesh.

Të pyetur nëse një vajzë mund t’i propozojë një djali për martesë, Sibora e “The Voice Kids” ka kundërshtuar në mënyrë kategorike. Sipas vogëlushes, vajzat janë si princesha dhe kurrë nuk duhet të propozojnë. Kjo është detyra e djemve dhe ata bëjnë mirë të mendojnë një propozim të denjë e shumë romtantik ashtu siç i ka hije një zonjushe të vërtetë.

Pra, nëse keni në plan t’i propozoni dikujt mbajini shënim këto këshilla pasi janë të sinqerta dhe të shkëputura nga ajo botë e fëmijëve që secili nga ne e ka të fshehur diku brenda vetes.