#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Odeta Banushaj: “Njerëzit kanë një koncept të gabuar dhe paragjykojnë blogeret”

E ftuara e radhës në #thuajemepepsi në episodin e 18-të tij, ishte blogerja e famshme apo ‘influencuesja’ siç e përkufizon ajo, Odeta Banushaj.

Teksa ka treguar për pasionin mbi modën dhe trendet e saj, Odeta ka shpjeguar pse të jesh një blogere është një punë e mirëfilltë e cila paguhet. Edhe pse ajo ka mbaruar studimet për drejtësi, kohë më parë vendosi t’ja përkushtojë të gjithë kohën pasionit të saj duke krijuar kështu blogun “Odetchie” i cili ka rezultuar i suksesshëm.

Shumë njerëz kanë tendencën ta paragjykojnë punën si blogere/influencuese edhe nëse ka përfitime monetare. Duke marrë shkas nga komentet e shikuesëve ‘live’ në Instagram por edhe dëgjuesëve në radio të cilët na kanë shkruar, Odeta shpjegoi pse publiku e merr punën e saj për të mirëqënë.

Shumë njerëz janë të mendimit se të gjitha blogeret bëjnë një ‘punë qejfi’ ku u duhet vetëm të vishen bukur, të blejnë rroba dhe t’i ekspozojnë në rrjetet sociale. Gjithashtu shumë nga komentuesit tanë e kanë konsideruar si mendjemadhësi e për këto arsye të qënit një blogere nuk mund të jetë një punë e vërtetë.

“Është qejf ta bësh këtë punë por kjo nuk është punë qejfi. Një foto që unë nxjerr në Instagram ka një impenjim të madh sepse puna për ta realizuar atë është e madhe” -ka shpjeguar Odeta e cila zgjohet çdo ditë në 7:30 të mëngjesit për të nisur punën dhe angazhimet e tjera në lidhje me blog-un.

Sa i përket paragjykimit si mendjemadhe ajo ka shtuar se ky perceptim është i gabuar pasi nuk mund ta njohësh dikë nga fotot që publikon.