#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Olsi Bylyku tregon sesi i kërkonte leje për të dalë, babait të tij!

Nuk kanë munguar batutat, të qeshurat, flirtimet dhe historitë e së kaluarës në #thuajemepepsi pasi episodit të sotmën ju bashkua një personazh sa i famshëm aq edhe modest.

Aktori i njohur i “Portokalli”, Olsi Bylyku i cili luan rolin e Kimikatit bashkëprezantoi emisionin këtë të hënë krahë Dojna Memës ku solli një atmosferë të gëzueshme plot energji.

Si çdo personazh tjetër edhe Olsi është bërë pjesë e lojrave tona dhe temës së ditës ku ka treguar se në të kaluarën ka qenë një djalosh shembullor, i cili nuk i ka hapur kurrë probleme familjes së tij në shkollë por edhe në jetën sociale.

Kur vjen puna për të dalë në moshën e adoleshencës edhe nëse je djalë fillimisht duhet t’i merrje leje prindërve. Olsi ka teguar në formë humori se kur e pyeste babain e tij nëse mund të dilte të argëtohej në “party” përgjigjia e tij, shumicën e rasteve ishte “bismillah” që sipas Olsit ishte një ‘jo’ e prerë.

“Nëse kjo fjalë dilte nga goja e babait tim, ateherë e kisha të sigurt se përgjigjia ishte “jo”, edhe pse kjo fjalë në vetëvete do të thotë ‘ndoshta'”-është shprehur aktori duke qeshur.