#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Oriela Nebijaj: “Nuk jam në një lidhje me Renato Mekollin”

Episodi i parafundit i #thuajemepepsi zbluoi se cila është personazhi misterioz që do të bashkëprezantojë programin “Wake Up” këtë sezon.

Nën moderimin e Ledion Liços dhe e ftuar për herë të parë, ishte Oriela Nebijaj, e cila përreth një ore zbuloi detaje interesante rreth sezonit të ri të “Wake Up” por edhe dha argumentat e saj sa i përket temës së ditës.

Prezantuesja simpatike e cila gjithashtu ndan biznesin e restorantit “UMAMI” me shef Renato Mekollin, ka treguar për eksperiencën e saj në këtë fushë. Ajo gjithashtu ka theksuar se me Renaton ndan një marrdhënie të mirë profesionale por kurrësesi nuk është në një lidhje intime më të ashtu sikurse është aluduar në media.

Sa i përket “Wake Up” Oriela ka premtuar se ky sezon i ri i cili do të nisë shumë shpejt në Top Channel do të ketë shumë risi, surpriza nga të ftuar të ndryshëm si edhe lojra që do të argëtojnë teleshikuesit.