#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Rudina Dembacaj rrëfen se si do të reagonte nëse vajza do të merrte profesionin e saj

Aktorja Rudina Dembacaj ishte e ftuara e dytë e #thuajemepepsi e cila i’u bashkua këtij programi në pjesën e dytë e duhet theksuar se na përçoi shumë energji pozitive.

Ashtu sikurse Zaimina, edhe Rudina foli për vajzën e saj Viktoria e cila ndryshe nga mamaja e saj është një fëmijë i qetë po shpeshherë e llastuar nga prindërit e saj.

Dikush e llaston më shumë e dikush më pak por aktorja u shpreh se ajo dhe bashkëshorti përpiqen ta edukojnë sa më mirë dhe t’i lënë hapësira Vikit të zhvillojë identitetin e saj.

Gjatë intervistës ajo rrëfeu se do të ishte shumë e lumtur nëse e bija do të vendoste të bëhej aktore në të ardhmen. E pyetur nga Dojna se si do të reagonte nëse vajza e saj do të merrtë një vendim të tillë, ajo u shpreh se kjo gjë do e lumturonte pa masë.

Për të është shumë e rëndësishme që vajza e saj të dijë se çfarë dëshiron, ndryshe nga shumica e kolegëve të saj në showbiz që ende nuk i kanë idetë e qarta për jetën e tyre. Kur e di çfarë do, jeta është shumë herë më e thjeshtë, të paktën kështu mendon ajo!