#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Sara Kolami tregon sesi është paragjykuar gjatë fillimeve në televizion

Studios së #thuajemepepsi episodit të sotëm ju bashkua si bashkëprezantuese Sara Kolami e cila solli me vete sharmin dhe modestinë e saj.

Moderatorja e “In Tv” ndër të tjera ka diskutuar mbi një temë shumë të përhapur e cila prek të gjithë personazhet publik, ajo e paragjykimit.

Të qenit pjesë e një televizioni dhe të ndërtuarit një karrierë nuk është aspak e lehtë kur të duhet të tërheqësh pas vetes edhe një pjesë të pashmangshme të negativitetit me të cilën ajo vjen. E njejta gjë vlen edhe për Sarën.

Gjatë emisionit ajo ka treguar se me ardhjen e saj në Shqipëri vite më parë, është përballur me negativitet dhe paragjykim sa i përket mënyrës sesi ajo flet dhe theksit që mbart.

23-vjeçarja e cila ka jetuar në Greqi është shprehur se në fillimet e punës së saj në televizion është gjykuar për mënyrën sesi flet dhe artikullon. Shumë njerëz e kanë ofenduar duke thënë se një vajzë me një theks të tillë nuk duhet të punojë në media.

“Ky paragjykim më ka ndjekur pas në këto dy vite. Si njeri nuk më pëlqen të fokusohem tek pjesa e negativitetit. Këto njerëz do arrijnë të shohin se një njeri me theks ka punë  dhe të ardhme në televizion” tha ajo gjatë programit.