#thuajmepepsi Showbiz

Si e ka njohur dhe çfarë raporti ka Stine me partneren e tij? Këngëtari tregon gjithçka në #thuajemepepsi

Këngëtari i famshëm shqiptar i cili ka vetëm 1 vit që është bërë baba, erdhi në Top Albania Radio dhe u bë pjesë e #thuajemepepsi në episodin e 21-të të tij.

Stine ka treguar se jeta e tij ka ndryshuar krejtësisht tani që është babai i një vogëlusheje. Kur largohet jashtë vendit për të punuar sado i ngarkuar që mund të jetë, mendjen e ka vetëm tek vajza e tij e vogël e cila është 1 vjeçe e 3 muaj.

Për të gjithë dëgjuesit e emisionit ai ka folur edhe për partneren e tij Gracielën me të cilën ka një marrëdhënie perfekte. Nesti para se të krijonte familje, me partneren e tij fillimisht ka pasur një miqësi shumë të mirë. “Në fillimet e njohjes për 3 vite kemi qënë shokë shumë të mirë, ndërsa ndjenjat lindën më vonë” -është shprehur këngëtari.

Ai është njohur me partneren e tij në “Top Fest” ku po shoqëronte një këngëtar ndërsa Graciela ishte një ndër konkurrentet e këtij spektakli. Kur e ka parë për herë të parë ai është shprehur se i bënë sytë xixa’ dhe kjo mjaftoi që më vonë ata të njiheshin, të krijonin miqësi e më pas të zhvillonin ndjenja për njëri-tjetrin.

Stine dhe Graciela edhe pse janë prindër të një vajze ende nuk e kanë kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë. I pyetur rreth kësaj çështjeje këngëtari është përgjigjur se martesa është një ndër planet që ka për të ardhmen. Megjithatë ai nuk pëlqen të nxitohet, kjo gjë do të ndodhi kur të jetë momenti dhe koha e duhur.