#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, të rinjtë shqiptarë përshkruajnë dasmën ideale…

Në lidhje me temën e ditës sesi do ta përshkruanin dasmën ideale në #thuajemepepsi kanë ardhur dhjetra komente ku të rinjtë shqiptarë kanë shprehur dëshirat e tyre mbi këtë diskutim.

Shumë komentues kanë treguar se nuk do të donin të organizonin një dasmë, përkundrazi të gjitha kursimet do t’i shpenzonin në muaj mjalti në bregdetet më të bukura botërore si Ibiza, Meksika, Barcelona apo Miami.

Disa nga vajzat e intervistuara janë shprehur se nuk do të donin një dasmë tradicionale shqiptare por një ceremoni të thjeshtë siç ndodh në vendet perëndimore, ku ajo që do të donin të binte më shumë në sy është fustani përrallor i nuses.

Sa i përket djemve ata janë treguar më kreativ në dëshirat e tyre ku shumica janë pro dasmave të përmasave të mëdha e të zhurmshme. As djemtë e as vajzat nuk kanë preferuar të kenë këngëtarë ‘live’ në dasmë, të pasurit Dj është detaji që e bën atë perfekt ndërsa vendi ideal për të organizuar ceremoninë është në breg të detit.