#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Vangjeli Telo: “Ja dhurata seksuale që i kam bërë të dashurit tim”

Velinat e emisionit investigativ “Fiks Fare” u bënë pjesë e episodit të 14-të të #thuajemepepsi ku treguan jo pak nga jeta e tyre personale dhe planet e të ardhmes së afërt.

Duke mos dashur të fokusohen shumë tek karriera e tyre e cila shumë shpejt do të marrë një rrjedhë tjetër, vajzat kanë zbuluar detaje nga lidhjet e tyre dhe ‘çmenduritë’ që bërë gjatë punës së tyre në Top Channel.

Ajo çfarë menjëherë tërhoqi vëmendjen ishte rrëfimi i Vangjelisë e cila njihet si vajza që merr shumë dhurata, veçanërisht nga partneri i saj prej 4 vitesh. E pyetur se cila është dhurata më e veçantë që ajo ka bërë, bukuroshja rrëfeu se pak kohë më parë e surprizoi të dashurin e saj me një tortë me motive seksuale.

Torta në sipërfaqen e saj mbante dy femra dhe një mashkull në një pozicion mjaft provokues seksual dhe për Vangjelinë kjo ka një kuptim personal që e bën këtë dhuratë edhe më të veçantë.