Showbiz

Timo Flloko për bashkëshorten: “Për mua ka shumë rëndësi mendimi i saj”

Aktori i mirënjohur shqiptar Timo Flloko ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” për të folur për librin e tij më të ri i titulluar “Kërcim në bosh”.

Ai gjithashtu ndau me publikun momentet më personale të jetës së tij ku tregoi detaje edhe për marrëdhënien me bashkëshorten Vera Grabocka.

Për Timon, Vera është e pagabueshme dhe perfekte në zgjedhjet dhe vendimet e saj. Ai u shpreh se mendimet e bashkëshortes së tij janë shumë të rëndësishme dhe asaj ja dëgjon gjithmonë fjalën.

Vera është gjithmonë e para që i lexon poezitë e tij kur hidhen në letër dhe kjo tregon shumë për martesën e tyre të ngushtë në çift.