Një bullgar u arrestua dhe një tjetër u shpall në kërkim për vjedhjen e bankomatëve të bankave të nivelit të dytë në Tiranë. Policia e kryeqytetit prangosi 25-vjeçarin Konstantin Eftimov, banues në Sofje të Bullgarisë, ndërsa emri i bashkëpunëtorit të tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Grabitjet i realizonin përmes një aparati skimmer, që mundësonte klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave.