Aktualitet

Tiranë, gjendet foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit!

Gjendet një foshnjë e porsalindur në Tiranë. Fëmija ishte braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit. Mësohet se nuk ka probleme shëndetësore dhe nga uniformat blu u bë shoqërimi në spital, për t’u lënë nën kujdesin e stafit mjekësor. Nuk ka shumë të dhëna për këtë ngjarje të dhimbshme dhe bëhet e ditur se grupi hetimor nisi punën për të hedhur më shumë dritë lidhur me rrethanat.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një banor i zonës ka dëgjuar në bodrumin e një pallati të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë. Foshnja është gjetur e mbeshtjellë me disa batanije dhe është transportuar mënjeherë në spital, ka pasur disa shqetesime, por tani është në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë mbetet të mësohet se kur është braktisur fëmija dhe nga kush.