Showbiz

Tom Hardy tashmë edhe këngëtar!

Aktori i famshëm hollivudian, Tom Hardy ai për të cilin vajzat lënë kokën, është gati për një ndryshim madhor në jetën e tij.

Ai shumë shpejt do të lançojë albumin e tij të dytë muzikor ndërkohë që po punon me Sam Williams, producenti i Plan B dhe David Bowie. Tom po e merr shumë seriozisht karrierën e tij muzikore dhe momentalisht po kujdeset vetë për tekstet e këngëve.

41-vjeçari gjithmonë ka patur pasion repin dhe kjo vërtetohet nga albumi që ai ka publikuar rreth 2 dekada më parë i quajtur “Falling on your ass”.

Gjithashtu Hardy ka shfaqur talentin e tij muzikor edhe në vitin 2015 në muzikalin “London Road” ku në rolin e tij këndonte për vrasjen dhe anët e errëta të njerëzimit.