Celebrities Gossip Showbiz

Trend i ri?! Kate Moss i bashkohet personazheve publike që pozojnë ‘topless’!

Kate Moss pozon ‘topless’ teksa mban një cigare dhe shtrihet në mënyrë joshëse në një karrige në foto bardh e zi për revistën Self Service. Ajo është një nga modelet më ikonike në botë, e cila ka dominuar pasarelat dhe fushatat kryesore të modës për dekada.

Wow: Kate Moss looked sensational as she posed topless in a stunning black and white snap for Paris-based fashion and culture biannual, Self Service Magazine

Kate nuk veshi asgjë përveç se një palë çorape të zeza, ndërsa gjoksi i saj mbulohej nga një dorë e vendosur në mënyrë perfekte. Bukuroshja, e cila mbante unaza në dorë dhe dukej me shumë stil, u shfaq e freskët me grim minimal, ndërsa flokët e saj bjonde i binin mbi supe. Kate është thjesht magjepsëse, ndërsa është ulur në dhomën e dekoruar me stil, me ndriçim të dobët. Fotoja mahnitëse është kapur nga miqtë e saj të ngushtë Mert dhe Marcus.

Ndërkohë, kujtojmë se fotot ‘topless’ po bëhen trend tashmë. Në fotot e shpërndara së fundmi nga nata e fejesës, Kourtney Kardashian shtrihet në një shtrat me petale trëndafili, teksa është ‘topless’, duke pozuar me dorën e majtë që mbulon gojën.

Një tjetër personazh publik, një këngëtare shumë e dashur, e cila është bërë e njohur gjerësisht jo vetëm me anë të artit të saj, por edhe me guximin që ka shfaqur në deklarata të ndryshme, ka pozuar poashtu ‘topless’. Bëhet fjalë për Miley Cyrus, e cila guxoi të dalë ‘topless’ në kopertinën e një interviste ku deklaroi veten një yll rroku të sprovuar teksa shfaqej vërtet joshëse në atë imazh.

Festive: Miley Cyrus fully committed to a campy photo shoot on her Nashville, Tennessee farm as she went topless on the cover of a new Interview spread released on Wednesday

Irina Shayk gjithashtu, ka nisur një fushatë të re mahnitëse reklamash që shfrytëzon në maksimum asetet e saj prej supermodeleje. Bukuroshja me origjinë ruse ishte pa këmishë teksa pozoi për bashkëpunimin e saj të ri me këpucaren Tamara Mellon, një sipërmarrëse britanike e modës.

Better than ever: Irina Shayk has landed a stunning new ad campaign that makes the most of her supermodel assets