Bota

Trump mbërrin në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, përballet me akuzat për mashtrim civil!

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump sapo ka mbërritur në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në Manhatan. Ai përballet me akuzat për mashtrim civil që kërcënojnë perandorinë e tij të biznesit.

Trump dhe Organizata e tij akuzohen për mashtrim dhe se biznesmeni kishte rritur vlerën e 23 pronave dhe aseteve të tij në shumën prej qindra miliona apo edhe miliarda dollarësh.

Gjykatësi për këtë çështje, Arthur Engoron, ka vendosur se Trump ka keqinterpretuar pasurinë e tij. Pasuria e Trump në Mar-a-Lago në Florida u mbivlerësua me 2,300% në një deklaratë financiare dhe Trump Tower në qytetin e Nju Jorkut u prezantua si trefishi i madhësisë së tij aktuale, thuhej në vendim, raporton BBC.

Kjo seancë fokusohet në 6 padi të tjera, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit, mashtrimin e sigurimeve dhe komplotin. Në seancën e parë, avokati Kevin Wallace, tha se të pandehurit falsifikuan të dhënat për përfitime personale. Por, Trump i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Gjatë një fjalimi fushate në Nju Hempshër, zoti Trump të hënën e krahasoi veten me aktivistin kundër apartaedit dhe ish-Presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke u përpjekur ta paraqesë veten si një viktimë politike të prokurorëve federalë dhe shtetërorë që kanë ngritur akuza ndaj tij. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Presidentit Biden ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Michael Cohen, i cili më parë ka qenë avokat i ish-Presidentit Trump, pritet të dëshmojë sot kundër shefit të tij të vjetër si një dëshmitar kyç në gjyqin që kërcënon të dëmtojë kompaninë e tij të pasurive të paluajtshme dhe imazhin e tij të një ish-Presidenti të pasur. Ai ka thënë se përballja me ish-Presidentin Trump në gjykatë, do të jetë hera e parë në pesë vjet që ai do ta shohë nga afër ish-shefin e tij. Zoti Trump pritet të dëshmojë më vonë në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork, ku deri më tani, prania e tij në sallë ka qenë vullnetare.

Gjatë një fjalimi fushate mbrëmë në Nju Hempshër, Ish-Presidenti Trump e krahasoi veten me aktivistin e anti-aparteidit Nelson Mandela, duke thënë se ai është viktimë e prokurorëve federalë dhe shtetërorë, që ai pretendon se e kanë vënë në shënjestër atë dhe bizneset e tij për arsye politike.

“Nuk e kam problem të jem Nelson Mandela, sepse po e bëj këtë për një arsye. Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë nga këta fashistë, këta të çmendur me të cilët duhet të merremi. Ata janë njerëz të tmerrshëm dhe po shkatërrojnë vendin tonë”, tha ish-Presidenti Trump para një grumbulli të mbështetësve të tij në një kompleks sportiv në qytetin Deri.

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka vuajtur një dërnim me 27 vjet burg për aktivitetin e tij kundër sistemit të aparteidit, për të cilin është nderuar me çmimin Nobel për Paqen.