Bota

Trump nuk do të bllokojë dot asnjeri në “Twitter”

Donald Trump nuk do të bllokojë dot njeri në “Twitter”. Një gjykatë në Nju Jork doli në përfundimin se profili i tij në rrjetin social nuk është personal, por i një Presidenti. Për këtë arsye, bllokimi i individëve do të përbënte shkelje të amendamentit të parë dhe i të drejtës për të marrë pjesë në një diskutim publik. Ishin 7 paditës që ankoheshin se shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk i lejonte të ishin aktivë në faqen e tij.