Showbiz

Tuna rikthehet me projekte të reja muzikore

Këngëtarja kosovare Tuna i ka munguar publikut shqiptar dhe fansave të saj të zjarrtë me projekte të reja muzikore.

Kënga e saj e fundit është lançuar në vitin 2016 dhe prej asaj kohe është pritur me padurim t’i rikthehet muzikës e sidomos me ndonjë hit vere.

Duket se Tuna është thuajse gati për t’ja realizuar fansave të saj këtë dëshirë dhe premton se gjatë verës do të vijë me prurje të reja dhe shumë bashkëpunime.

Së fundmi ajo ka postuar në historinë e saj të instagram-it disa foto ku duket se paralajmëron projektin e saj më të ri. Bëhet fjalë për një bashkëpunim premtues mes saj dhe Seven Saraqit që do të publikohet shumë shpejt.