Celebrities Music Showbiz

U akuzua se nuk i respekton fansat, vjen reagimi i Adam Levine!

Para pak ditësh, një video e Adam Levine u bë virale teksa ai ishte duke kënduar në një koncert. Në pamje shihet këngëtari i Maroon 5 teksa ishte duke perforumuar në skenë dhe papritur një fanse shfaqet nga hiçi duke e përqafuar. I gjithë momenti u filmua nga publiku, por ajo që u vu re më së shumti ishte reagimi i çuditshëm i Levine.

Këngëtari mblodhi supet sikur të mos e duronte dot këtë ndodhi dhe u pa teksa bërtiste. E gjithë situata duket se e ka bezdisur shumë Adam dhe është gjendur në befasi. Më pas sigurisht që sigurimi e largoi fansen nga skena dhe Levine vazhdoi me performancën e tij.

@luispenaloza9525

Adam Levine was a whole mood yesterday💀 #Fyp #ForYou #Maroon5 #AdamLevine #Hollywood #HollywoodBowl

♬ Sunday Morning – Maroon 5

 

Por si e pritën ndjekësit në rrjet këtë gjë? Disa prej tyre e kritikuan reagimin e tij duke e konsideruar si mosmirënjohës ndaj fansave, ndërsa të tjerë u shprehën se ai është njeri mbi të gjitha dhe është e kuptueshme që u befasua ose që kërkoi hapësirën e tij. Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Adam.

Nëpërmjet një videoje në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari u shpreh se ai gjithmonë ka qenë dikush që i do, i respekton dhe i adhuron fansat e tij, sepse pa ata, artistët nuk do të kishin një punë. Levine u shpreh se reagimi i tij ishte sepse u tremb dhe nuk kishte për qëllim të ishte keqdashës.

Thjesht kam nevojë që ju ta dini që isha vërtet i befasuar. Dhe ndonjëherë kur befasohesh…duhet të shkundësh pak trupin që të vazhdosh sepse unë po bëja punën time atje lart.

Rikujtojmë se, gjatë këtyre shtatë viteve të fundit, Adam është martuar me Elite Model Behati Prinsloo. Levine dhe 33-vjeçarja nga Afrika e Jugut janë prindërit krenarë të vajzës pesëvjeçare Dusty Rose dhe vajzës trevjeçare Gio Grace. Verën e kaluar, këngëtarja e Good Mood dhe Behati lançuan markën e tequila-s me ngjyrë rozë Calirosa, të cilën ata e themeluan si ‘foshnja e tyre e tretë’.