Aktualitet

U arrestua sepse dhunoi bashkëshorten, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Burgut të Fushë Krujës!

ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës është njohur sot me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish drejtorin e burgut që dhunoi pak ditë më parë bashkëshorten e tij ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe edhe armë zjarri me municion të ciën 52 vjecari e posedonte pa leje.

Durim Toska u arrestua mbrëmjen e 2 dhjetorit në Pogradec.

Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi ministria e Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, Toska është shkarkuar nga ministri i Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cënimin e kritereve etike e ligjore

“Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska. Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë”, njofton Ministria e Drejtesise.

 Njoftimi i policisë:

Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.