Celebrities Gossip Showbiz

U harrua Shawn Mendes, Camila Cabello më e lumtur se kurrë duke shijuar pushimet e saj!

Edhe pse ka pak që është ndarë nga Shawn Mendes, këngëtarja e njohur Camila Cabello nuk i lë anash pozat tërheqëse në llogarinë e saj në Instagram. Së fundmi, bukuroshja në fotot e postuara duket në formë të mirë teksa po shijonte një shëtitje me varkë me rroba banje. Camila u shpreh se e kishte shijuar pafund udhëtimin e saj, sa nuk arriti të postonte foto më parë në llogaritë e saj në mediat sociale.

Unë nuk postova asnjë foto sepse isha duke jetuar jetën, unë isha në Republikën Domenikane.

Fotot dukej se ishin bërë para vitit 2022, pasi ajo kishte postuar një selfie të ngjashme nga një varkë natën e Vitit të Ri.

Rikujtojmë se pak pas ndarjes nga Shawn, Camila shiti rezidencën e saj luksoze në Hollywood Hills, Los Angeles për plot 4.3 milionë dollarë. Këngëtarja e “Senorita” ka fituar një shumë të madhe përmes marrëveshjes pasi shtëpia ishte 350,000 dollarë më shumë se çmimi i kërkuar fillestar. Rezidenca mahnitëse e stilit mesdhetar përmban katër dhoma gjumi dhe katër banja. Kjo shtëpi karakterizohet nga një oborr privat dhe dekorime të larta në të gjithë brendësinë, por jo vetëm kaq. 

Shawn Mendes nga ana tjetër ka rrëfyer se po përballet me vështirësi pasi u nda nga Cabello vetëm disa javë më parë. Këngëtari 23-vjeçar e braktisi këngëtaren 24-vjeçare kubano-amerikane Camila në nëntor dhe tani ka folur për dhimbjen që ndjen në zemrën e tij që nga kolapsi i marrëdhënies 2-vjeçare. Shawn dhe Camila u lidhën për herë të parë në korrik të vitit 2019 dhe dukej se shfrytëzonin çdo moment të disponueshëm për të shfaqur dashuri publike kur ishin së bashku.