Aktualitet

U plagos me plumb qorr natën e Vitit të Ri/ Zbardhet dëshmia e shtetases italiane!

Shtetasja italiane e cila mbeti e plagosur, pasi pak pas mesnatës së Vitit të Ri pasi u qëllua me plumb qorr ka dhënë dëshmi për mediat italiane.

51-vjeçarja Agata Karbonara është marrë në pyetje këtë të mërkurë nga hetuesit në Spitalin e Traumës ku po merr mjekim dhe ka deklaruar se po ecte me bashkëshortin në bulevard në momentin që diçka ka rënë nga pemët lart dhe i ka rënë në qafë. Më vonë rezultoi se bëhet fjalë për plumb i kalibrit të vogël i ardhur nga lartës

Familjarët e italianes kanë kërkuar që të bëhet transferimi i saj në Itali, ku ajo mund të marrë trajtim të specializuar. Një reagim ka pasur dhe nga avokati i saj për mundësinë e transferimit të saj.

Grupi hetimor deri në këtë fazë akoma nuk e ka të qartë nga ka ardhur plumbi. Janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave rreth e përqark zonës por akoma nuk është konstatuar ndonjë gjë e dyshimtë.

“Klientja ime është e vetëdijshme. Sipas mjekëve, jeta e saj është jashtë rrezikut. Kërkojmë ndërhyrje nga institucionet vendase, për shembull rajoni i Pulias, për të lejuar transferimi i gruas me ambulancë ose avion”, është shprehur avokati Leonardo Candeloro për mediat italiane.