Aktualitet

Pogradec, konflikt mes dy vëllezërve, plagoset njëri prej tyre!

Konflikt mes dy vëllezërve, plagoset njëri prej tyre në Pogradec. I lënduar mbeti një 25-vjeçar i cili u qëllua me thikë nga vëllai i vogël, i moshës 23-vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat. I plagosuri u dërgua për mjekim në spital dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se pati një konflikt në banesën e dy vëllezërve, në lagjen nr.4 të qytetit juglindor.

Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S.Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kjo nuk është ngjarja e vetme nga kronika e zezë për sot. Më herët gjatë ditës u raportua një shpërthim me tritol në Shkodër, ku një 62-vjeçarje i është vendosur lënda plasëse në derën e banesës. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 minuta të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tom Kola”. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket se autori vepronte i maskuar dhe lëvizte me motor. Ai ka hedhur lëndën plasëse në portën e shtëpisë së shtetases së identifikuar si Frida Sala dhe më pas është larguar.

Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen arsyet që mund të kenë çuar në vendosjen e tritolit. Pati dëme në portë, si edhe në një makinë të parkuar aty pranë. Rezulton se banesa është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.

Në njoftimin zyrtar, policia thekson se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, si edhe identifikimin e kapjen e autorit.

Rreth orës 03:40, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetases Frida Sala, 62 vjeçe, është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.