Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Ulen rastet, sërish ditë pa viktima nga COVID!

Në 24 orët e fundit janë kryer 2760 testime, prej të cilave janë konfirmuar 16 raste të reja më COVID-19, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin dhe nNë Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, teksa u konfirmuan 21 mostra pozitive, Ministria e Shëndetësisë vjen me një apel për të gjithë qytetarët: Të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm!

Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje”, thuhet në njoftimin e policisë.

13 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 13
Të shtruar në spitale 11
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2760

Testime totale 880,100
Raste pozitive 132,891
Raste të shëruara 130,152
Raste Aktive 283
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 100
Elbasan 34
Kukës 31
Vlorë 26
Lezhë 25
Durrës 19
Shkodër 16
Fier 15
Berat 7
Korçë 7
Gjirokastër 3