Aktualitet

Vakancat në KLGJ dhe KLP, ambasada amerikane nxit magjistratët të aplikojnë!

Përmes një apeli, Ambasada Amerikane në Tiranë nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ dhe gjithashtu në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.

Ndër të tjera, selia diplomatike e Uashingtonit shkruan se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të Reformës në Drejtësi.

Ambasada iu bën thirrje të mos e humbasin mundësinë për të dhënë kontributin e tyre.

Njoftimi zyrtar i Ambasadës Amerikane thekson: 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxit të gjithë magjistratët e kualifikuar për të shërbyer në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP.

Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi.

Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një reformë në drejtësi që është efektive, transparente dhe e drejtë – në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë.

Afati i fundit i aplikimeve është e hëna e 4 shtatorit 2023