Bota

Vala e të nxehtit në SHBA, Kalifornia po shkrumbohet; mijëra të evakuuar

Temperaturat shkuan në 38 gradë celsius në kontenë Mariposa të Kalifornisë. Një valë akoma më e nxehtë dhe shkatërruese dogji gjithçka, me zjarrin masiv të lisit që shpërtheu gjerësisht në zonën jashtë parkut kombëtar Josemit. Mbi 15 mijë hektarë janë shkrumbuar. Asnjë vatër nuk është vendosur nën kontroll, pavarësisht përpjekjet të mëdha të zjarrfikësve.

Zjarri, që nisi gjatë të premtes, detyroi guvernatorin të shpallte gjendjen e emergjencës për këtë konte. Të evakuarit janë mbi 6 mijë.

“Ata erdhën rreth 15 apo 20 minuta më parë dhe na thanë se të gjithë duhet të largohen. Rreth orës 4 u shkëput energjia dhe zjarri është afruar shumë shpejt drejt nesh”, tha një banor.

Zjarri shpërtheu mes valës së vazhdueshme të të nxehtit, që po prek pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, përfshirë verilindjen. Bostoni, zgjati emergjencën pasi temperaturat shënuan 38 gradë celsius gjatë së dielës, duke thyer rekordin e mëhershëm të vitit 1933. Edhe Filadelfia zgjati gjendjen e emergjencës për shkak të valës së të nxehtit.

Si nisi zjarri?

Zyrtarët në Kaliforni thanë se zjarri filloi të premten pasdite në jugperëndim të parkut pranë zonës Midpajns në qarkun e Meriposës dhe të shtunën në mëngjes ishte përhapur në një sipërfaqe prej rreth 16 kilometrash katrorë.

Ndërkohë, zjarrfikësit kanë bërë përparim të rëndësishëm në përpjekjet për të vënë nën kontroll një zjarr tjetër që filloi më 7 korrik në Parkun Kombëtar Josemite, i cili ka djegur një pjesë të pyllit kombëtar të Sierrës.

Me temperatura të larta deri në 41 gradë celsius po përballet edhe pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë qytetin e Nju Jorkut dhe kryeqytetin e vendit, Uashingtonin.