Showbiz

Vazhdojnë ankesat për festivalin e RTSH, këtë herë është radha e Erik Lloshit

Ditët e fundit përgatitjet për festivalin e 58-të të RTSH është shoqëruar me debate të shumta rreth mënyrës së pranimit të pjesëmarrësve në garë.

Fillimisht në media u bë publike lista e pjesëmarrësve ndërkohë që emri i Elvana Gjatës e cila merr pjesë për herë të parë u lakua si fituese ende pa nisur gara.

Ka patur gjithashtu edhe pakënaqësi dhe zhgënjime nga artistë, projektet muzikore të të cilëve nuk janë pranuar për të konkurruar në festival.

Një ndër ta ishin edhe kompozitorja Diana Ziu dhe aktorit Vangjel Toce. Dyshja i janë drejtuar me një letër të hapur Vera Grabockës dhe Zhani Ciko të cilët nuk kanë pranuar produksionin e krijuar nga ajo.

Tashmë një tjetër këngëtar ka mbetur i zhgënjyer nga produksioni pasi as kënga e tij nuk është pranuar për të garuar në festival.

Bëhet fjalë për Erik Lloshin i cili në një intervistë të dhënë së fundmi tregoi se kënga e tij nuk është pranuar pasi ka bashkëpunuar me kompozitorë të huaj dhe kjo nuk është e lejueshme. Sipas këngëtarit një gjykim i tillë është krejtësisht i padrejtë.

Kujtojmë se kënga që do të dalë fituese nga festivali i RTSH do të përfaqësojë Shqipërin në Eurosong.