Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtari shqiptar hakërrehet keq: “Don Xhoni hedh 10 milionë lekë sponsorizime!”

Blerja e klikimeve nga artistët shqiptarë duket si një debat që nuk do të përfundojë asnjëherë. Shpeshherë këngëtarët shqiptarë akuzojnë njëri-tjetrin për blerjen e klikimeve që duket të jenë shumë të rëndësishme për ta. Mes shumë të tillave, mund të përmendim Feron që së fundmi ka deklaruar që do të blejë klikime në një këngë të tijën për të treguar ndryshimin që ndodh kur i sponsorizon.

E në këtë ‘det akuzash’ është përfshirë dhe këngëtari Erik Lloshi që nuk ka ngurruar as të përmendi emër. Në një intervistë të bërë së fundmi, ai është shprehur për reperin që nuk kishte të madh e të vogël që e dëgjonte gjatë karantinës, Don Xhonin se paguan para për të sponsorizuar këngët e tij. Kjo nuk ishte vetëm për reperin, por dhe për shumë këngëtarë të tjerë që sipas tij blejnë klikimet.

Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime. Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatkeqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku.

Në një kohë kur klikimet janë shumë të rëndësishme, kanë të drejtë këngëtarët që po pëlqehen shumë nga publiku dhe kanë miliona klikime apo artistët që ndoshta nuk janë aq shumë të klikuar, por janë këngëtarë të mirë live?

Ndërkohë kënga më e fundit nga Erik Lloshi “Kshu je ti” ka 1 muaj që është publikuar dhe ka afro 100 mijë klikime, ndërsa projekti muzikor më i fundit nga Don Xhoni “Deri kur” ka vetëm 1 javë që është lançuar dhe ka arritur plot 5 milionë klikime.

Ju takon ju të vendosni se cilin nga këngëtarët dëgjoni më shpesh dhe është i preferuari juaj!