Showbiz

Vëllai i Ariana Grande flet për herë të parë pas vdekjes së Mac Miller

Ende pritet një reagim nga Ariana Grande rreth humbjes së reperit të ndjerë Mac Miller i cili ka qenë ish i dashuri i saj prej dy vitesh.

Teksa 26-vjeçarit i’u dha lamtumira e fundit mbrëmjen e së martës në vendlindjen e tij, miqtë dhe kolegët vazhdojnë të shkruajnë e të flasin për të.

Ai që ka reaguar për herë të parë pas vdekjes së reperit, është vëllai i Ariana Grande i cili ka zbuluar se Malcolm McCormick (Mac Miller) ishte një njeri i mrekullueshëm dhe e ka trajtuar më së miri motrën e tij.

Frankie Grande zbuloi se Mac e ka ndihmuar në luftën e tij me varësinë nga droga dhe alkooli dhe ka qenë gjithmonë aty për ta mbështetur.

Sa i përket Ariana Grande, miqtë e saj janë shprehur se ajo ndihet e shkatërruar nga humbja e Mac Miller ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të shfaqet në publik.