Celebrities Live From Tirana

Veprimi i fundit i Luizit ndaj Kiarës, flet psikologia Lenida Halilaj në TAR: “Ka ushtruar dhunë fizike dhe emocionale…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio psikologia Lenida Halilaj për të folur rreth fenomenit “Big Brother Vip”. Si e sheh “BBV” në tërësinë e saj Lenida, a ka dhunë psikologjike? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Ndërkaq, ditën e djeshme qarkulloi në mënyrë të shpejtë në platformat sociale videoja ku për hir të një loje që vajzat nuk duhet të flisnin me djemtë, Luizi nuk e lejoi Kiarën duke cënuar kështu lirinë e saj.

Ai nuk e lejoi atë të lëvizte nga lavamani. Si e ka parë këtë veprim psikologia, a është ushtruar dhunë ndaj Kiarës?

Kjo mund të kanalizohet tek dhuna fizike. Dhuna fizike nuk është vetëm kur e gjuan dhe e godet dikë. Cënimi i lirisë individuale që shoqërohet më pas me ankth dhe panik siç kishte dhe Kiara për mua kanalizohet tek dhuna fizike. Njerëzit janë të magjepsur nga Luizi, kanë mungesë të analizës kritike të personazheve. Kiara dje për mua është dhunuar fizikisht dhe emocionalisht sepse u kufizua hapësira e saj personale. Luizi dhe Kiara e kanë ndërtuar kështu marrëdhënien që në fillim, është Luizi ai që nxit dhe tenton gjithë kohës. Partnerët ndonjëherë harrojnë limitet e njëri-tjetrit. Luizi ka pasur mungesë empatie.

Gjatë kohës që Luizi tentoi të prishte lojën e Kiarës aty afër ishte edhe Armaldo i cili e shtynte Luizin ta çonte deri në fund misionin e tij. Si e pa Halilaj këtë sjellje të Maestros?

I ka dhënë forcë Luizit sepse konfirmimi nga një person tjetër të bën të mendosh se veprimi yt është i saktë. Komentet pro në rrjetet sociale ndaj kësaj sjelljeje e favorizojnë Luizin. Kur shikon që këto sjellje justifikohen në shoqëri të lind dëshira t’i përsëritësh. 

Sa i përket veprime të Ermionës e cila ka treguar disa herë mungesë empatie ndaj banorëve, psikologia nënvizon:

Ka mungesë të theksuar empatie. Kam parë një video kur diskutonte me Dean. Mungesa e empatisë që ka Ermiona, Olta dhe publiku tregon që ne si popull nuk jemi shumë mirë të edukuar emocionalisht. Olta rrëfeu abortin dhe komentet ishin që pse nuk qan, pse nuk bërtet ndërkohë që çdokush e përjeton si të dojë. Si popull duam të shohim vuajtje dhe nuk jemi empatik pas asaj që shohim.