Celebrities Film & Tv

Versioni i ri i “Borëbardhës” bëhet shkak i një ‘lufte të ftohtë’ mes Disney dhe aktorit Peter Dinklage!

Disney ka marrë përsipër të ribëjë film “Borëbardha”, por me një ndryshim të vogël. Pa shtatë xhuxhat. Aktorë të ndryshëm, një prej tyre Peter Dinklage e ka akuzuar kompaninë se po ndjek stereotipet e vjetra e se po i përforcon ato. Kjo akuzë lidhet me përfshirjen dhe trajtimin në film të personazheve me nanizëm. Një zëdhënës është shprehur për mediat e huaja se:

Për të shmangur përforcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, ne po ndjekim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të njerëzve me nanizëm.

Borëbardha edhe zgjedhur një vajzë latine dhe e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe të mos stereotipizuar xhuxhat. Studio gjithashtu pretendon se ka punuar për rikrijimin e shtatë personazheve xhuxhë që në fazat e hershme të prodhimit.

Duket se Dinklage nuk bie fare dakord me këtë dhe vazhdon akuzat kundrejt kompanisë. Disney i është përgjigjur kritikave të bëra nga aktori, në lidhje me përshtatjen e filmit “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”. Dinklage tha se xhirimi i filmit të animuar, i bazuar në një histori nga Vëllezërit Grimm, ishte “i prapambetur”. Ndërsa Disney tha se do të shmangte forcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar.

Unë u befasova pak nga fakti se ata ishin shumë krenarë që kishin një aktore latine si Borëbardha. Por ju ende po tregoni historinë e Borëbardhës dhe shtatë xhuxhëve. Ju jeni përparimtar në një mënyrë, por ju ende po bëni atë histori të prapambetur të shtatë xhuxhëve që jetojnë në shpellë. Ata ishin shumë krenarë për këtë dhe gjithë dashurinë dhe respektin për aktoren dhe njerëzit që mendonin se po bënin gjënë e duhur, por unë thjesht mendova: “Çfarë po bëni?”

Në një deklaratë, Disney tha se version i ri do të jetë një version i përditësuar i filmit origjinal të vitit 1938. Producenti i nominuar për Oscar, Marc Platt, i cili gjithashtu ka punuar në interpretimin e “Sirena e Vogël” nga Disney, do të prodhojë filmin. Në një deklaratë nga Disney thuhej se:

Ne po marrim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të xhuxhave. Ne mezi presim të ndajmë më shumë ndërsa filmi shkon në prodhim pas një periudhe të gjatë zhvillimi.