Botë e Çuditshme

Vetëm 1-vjeç, rrjeti ‘kryqëzon’ nënën pasi mbuloi me tatuazhe djalin e saj!

Shamekia Morris, stiliste në Florida, është kritikuar së fundmi masivisht në rrjet pasi ka zgjedhur që të mbulojë me tatuazhe të përkohshme djalin e saj një-vjeçar. Këtë veprim ajo e nisi që kur Treyilin ishte vetëm 6-muajsh, por urrejtja dhe ofendimet që ka hasur në rrjet që nga ajo kohë, kanë qenë të pafundme. Shamekia thotë se çdo tatuazh që ai bën është krijuar për të shënuar një moment historik në jetën e tij.

Megjithëse Treylin është i popullarizuar në internet, duke arritur në 1.5 milionë ndjekës në TikTok, Shamekia urrehet shumë për zgjedhjet e tatuazhit të fëmijës së saj.

Njerëzit thonë se unë po e rris atë si një gangster dhe një bandit. Reagimi ishte i tmerrshëm sepse e di që nuk jam një nënë e keqe.

https://www.instagram.com/p/CddxldIOdsL/

29-vjeçarja e mbulon djalin e saj nga koka te këmbët me tatuazhe të ndryshme dhe fotot e tij i publikon rregullisht në Instagram. Edhe pse tatuazhet nuk janë të vërteta, njerëzit e kanë konsideruar Shamekian si një “nënë të keqe” dhe të paaftë për t’u kujdesur për foshnjën e saj.

Vetë gruaja ka rrëfyer se shpeshherë ata thonë se po shtron rrugën për të rritur një fëmijë që mund të përfundojë lehtësisht në burg, ose i vrarë. Megjithatë, ajo këmbëngul që i vogli i saj e pëlqen shumë veten kur del para pasqyrës, ndaj ajo nuk do të heqë dorë nga këto zbukurime mbi trupin e të birit.