Botë e Çuditshme

69 tatuazhe lepujsh në trupin e tij, i riu nga Uellsi shënon rekord botëror!

Craig Evans nga Uellsi ka shënuar rekord të ri botëror duke treguar dashurinë e madhe ndaj kafshës së tij të preferuar, lepurit. Evans ka realizuar 69 tatuazhe të lepujve të ndryshëm në pjesë të ndryshme të trupit të tij, duke shënuar kështu rekord botëror.

Bëhet e ditur se tatuazhin e parë e ka realizuar në vitin 2009, ndërsa tani numëron 69 të tillë. Aktualisht Evans është shprehur se nuk është në gjendje të mbajë një lepur si kafshë shtëpiake, pasi tashmë ka një qen të quajtur Bertie. “Nuk mendoj se do të ishin çift i mirë”,-u shpreh ai.