Showbiz

Vetëm Elton John mund të sillet kaq çuditshëm…

Këngëtari legjendar Elton John pak javë më parë deklaroi se do t’i japë fund koncerteve ‘live’ dhe turneve muzikore pasi për shkak të komplikimeve shëndetësore nuk e ka më luksin të jetë kaq aktiv.

Gjatë koncerteve është traditë që në një nga këngët e tij një pjesë e fansave ngjiten në skenë, të ftuar nga vetë ai, për ta shoqëruar gjatë këngës.

E njejta gjë ka ndodhur edhe në një nga performancat e tij në Las Vegas ku një turmë e vogël fansash u ftuan nga Elton për ta shoqëruar në këndimin me piano, mirëpo kjo situatë mori një kthesë negative.

Një nga fansat po i qëndronte aq afër saqë i pengonte këndimin ndërsa disa të tjerë përpiqeshin të preknin idhullin e tyre pa pushim. I irrituar 70-vjeçari nisi të ofendojë fansat e tij dhe ndërpreu performancën për t’u larguar nga skena.

Pas një momenti të shkurtër pushimi ai u rikthye sërish dhe teksa ende po ofendonte fansat e tij ata u shoqëruan jashtë skenës ndërsa djaloshi i cili po e prekte gjatë gjithë kohës u përjashtua nga koncerti.

Kjo është hera e parë që Elton John ka reaguar në këtë mënyrë dhe në koncertet që i kanë mbetur me siguri askush nuk do të ftohet më në skenë.