Showbiz

Video virale e radhës vjen sërish nga Zonja e Parë e SHBA-ve

Nuk mund të mbyllet java pa parë mimikën e radhës të Melania Trump.

Këtë herë shënjestra e saj ishte vajza e presidentit, Ivanka Trump dhe jo bashkëshorti i saj. Gjatë një konference ku Ivanka duhet të prezantonte Donald Trump për një fjalim, u kap një moment tensioni mes saj dhe Melanias.

Teksa Ivanka po kalonte në podium, Melania e përshëndeti me një buzëqeshje në dukje e ëmbël por që u shua menjëherë pasi Ivanka ktheu kurrizin. Shtirje! E njejtë me telenovelat dramatike latine.

Thuhet se në Shtëpinë e Bardhë ka tensione të mëdha mes Zonjës së Parë dhe Ivanka Trump e cila është njëkohësisht këshilltare e kreut të shtetit.

Video që shikoni më poshtë, është konsideruar si video e javës duke u bërë virale në shumë shtete të botës.