Celebrities Showbiz

Vin Diesel “ul gjakrat”/ Aktori ka diçka për t’i thënë Dwayne Johnson!

Ndërsa po përpiqeshin t’i linin pas konfliktet mes tyre, Diesel bëri hapin i pari i cili shkroi në rrjetin social Instagram ku i kërkoi aktorit Dwayne Johnson të kthehet në “Fast and Furious” pasi ky i fundit tha se po largohej në muajin korrik. Ai u shpreh  se:

Vëllai im i vogël Dwayne, koha ka ardhur. Bota pret finalen e “Fast 10”. Siç e di, fëmijët e mi të referohen si xhaxha Dwayne në shtëpinë time. Të thashë vite më parë se do të përmbushja premtimin tim ndaj Paul Walker.

U betova se do të arrinim deri këtu dhe do të shfaqnim më të mirën në finale. E them këtë nga dashuria por ti duhet të paraqitesh sepse ke një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur. Hobbs nuk mund të luhet nga asnjë tjetër. Unë shpresoj që ti të ngrihesh në këtë rast dhe të përmbushësh misionin tënd.

Rikujtojmë se Johnson dhe Diesel kanë qenë në mosmarrëveshje që kur punuan së bashku në vitin 2016 në “The Fate of the Furious”. Johnson më në fund ka vendosur të flasë hapur për grindjen e tij me Vin Diesel prapaskenave në ‘The Fate of the Furious”. Personazhi i Johnson, Luke Hobbs u prezantua në ekskluzivitetin “Fast & Furious” në filmin e pestë “Fast Five”, por pjesa e tetë ishte kur rivaliteti i tyre u bë i njohur publikisht.

Johnson i tha ‘Vanity Fair’ se ai pranoi të kthehej përsëri vetëm me një kusht, që ai dhe Diesel të mos kishin skena së bashku. Aktori vendosi të shpjegohej:

Unë doja të hiqja dorë. Mendova se ishte gjëja më e mirë për të bërë. Për të gjithë.