Food & Drink Health & Beauty

Vitamina që ul rrezikun nga demenca!

Shkencëtarët kanë theksuar se vitamina D ndikon mirë në kujtesë dhe në uljen e rrezikut nga demenca. Ata kanë vendosur që të hulumtojnë këtë lidhje të dukshme të vitaminës D me sistemin nervor, në atë se si vitamina D ndikon në funksionet konjitive. Në një studim të ri të botuar në “Alzheimer’s & Dementia”, shkencëtarët nga Universiteti Rush dhe Universiteti Tufts krahasuan faktorët e rënies njohëse me përqendrimet e vitaminës D, jo vetëm në gjak, por edhe në tru.

Studimi ka treguar se vitamina D në tru në fakt mbështet shëndetin konjitiv. Ata që kishin një përqendrim më të lartë të vitaminës D në tru kishin memorie më të mirë dhe e perceptonin më shpejt mjedisin e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrësit me përqendrime më të larta kishin 25% deri në 33% më pak të ngjarë të zhvillonin demencë ose dëmtim të lehtë konjitiv. Ndërkaq, një në 14 njerëz mbi moshën 65-vjeç vuajnë nga demenca, një gjendje e cila prek afërsisht një në gjashtë persona mbi moshën 80-vjeç.

Nuk ka asnjë mënyrë të caktuar për të parandaluar të gjitha llojet e demencës, pasi studiuesit po hetojnë se si zhvillohet gjendja. Sidoqoftë, ka dëshmi se zakone të caktuara të jetesës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të demencës kur të jeni më të vjetër, me një studim të ri që përcakton tre faktorët kryesorë që mund të rrisin rrezikun tuaj. Studimi, i cili është publikuar në “Neurology”, zbuloi se në veçanti tre zakone të jetesës priren të rrisin rrezikun e çmendurisë tek një person.