Bota

Vizitoi ushtarët ukrainas, Zelensky-t i dhurojnë bluzën me mbishkrimin e veçantë në rast bisedimesh me Putin!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në qytetin e Bakhmutit në lindje të vendit, ka marrë një dhuratë nga ushtarët që po udhëheqin kundërofensivën ndaj rusëve, duke i dhuruar një bluzë me mëngë të shkurtra me një “mbishkrim të veçantë”. Gjatë vizitës në vijën e frontit, Zelensky mori bluzën me mbishkrimin e pazakontë në të cilën shkruhej:

Anije ushtarake ruse, “go f*ck yourself”.

E ky mesazh ka nxitur të qeshura në mesin e shumë ushtarëve, që ishin të pranishëm në këtë takim me presidentin ukrainas.  Lideri ukrainas nuk ka mundur të përmbahet nga komentet kur ushtarët e pyetën për mesazhin në bluzën e tij. “Ta mbani në shtëpi”, tha me një dozë shakaje njëri nga ushtarët, kurse Zelensky shtoi:

E pse në shtëpi? Ndoshta do të më duhet për bisedimet e ardhshme me Vladimir Putin.

Kjo shprehje, ishte mesazhi i fundit që më 24 shkurt, në ditën e parë të agresionit në ishullin e gjarprit, ushtari ukrainasi Roman Hrybov ia dërgoi luftanijes ruse Moskva.