Politikë

Vota preferenciale, 3 kandidatë thyen herësin, mbeten jashtë Kuvendit emra të njohur

Me Tiranën është mbyllur edhe procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët për deputetë. Kryeqyteti ishte qarku që solli edhe surprizat më të mëdha të thyerjes së herësit nga kandidatët. Fatmir Xhafaj me 16 mijë e 738 vota dhe Ornaldo Rakipi me 15697 vota arritën të merrnin mandatin edhe pse ishin në listën ‘jo fituese’ të socialistëve.

Për rrjedhojë, janë jashtë Kuvendit kështu Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin, ndërkohë që jashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme do të jenë edhe Pandeli Majko e Mimi Kodheli.

Sa i përket listën e kandidatëve më të votuar nga radhët e Partisë Demokratike, në Tiranë e kryeson Lulzim Basha me 16 mijë e 73 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 13780. Në vendin e tretë në listë është demokrati Belind Këlliçi me 11577 vota, ndërsa lideri historik i Selisë Blu Sali Berisha ka marrë 6744 vota.

Në radhët e LSI-së, në Tiranë kryeson Përparim Spahiu me 3 mijë 402 vota i ndjekur nga Monika Kryemadhi me 2 mijë e 436 vota.

Nga të dhënat e KQZ-së rezulton se politikani më i votuar është Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21.604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16.738 vota.

Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16.186 vota, i ndjekur nga rivali i tij, kryeministri Edi Rama me 15.871 vota.