Aktualitet Politikë

Rama shkarkon nga detyra Drejtorin e Postës Shqiptare Ervin Bushati/ Mësohet edhe emri që do ta zëvendësojë

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga posti drejtorit në postën shqiptare Ervin Bushatin. Lajmi bëhet i ditur nga disa burime për Top Albania Radio megjithëse nga Kryeministria nuk ka ende një konfirmim të tillë.

Mësohet se në vend të Bushatit në krye të këtij institucioni është komanduar Anisa Kaltanji.

Bushati qëndroi në këtë detyrë për vetëm disa muaj që pas marrjes së emërimit në shtator të vitit të kaluar.

Ervin Bushati nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ishte renditur i treti në listën e Partisë Socialiste për Tiranën, por vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, edhe pse ishte i renditur i 23-ti arriti që të thyente herësin dhe të konfirmohej si deputet.

Pasi erdhi në krye të Postës Shqiptare, Ervin Bushati shkarkoi disa zyrtarë me eksperiencë disa vjeçare në këtë institucion, teksa burime thonë se kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të tij.