Celebrities Gossip Showbiz

Voton edhe Keisi Medini, ja cilin zgjedh këngëtarja si kryebashkiak!

Shumë prej personazheve VIP në Shqipëri kanë votuar ditën e sotme në zgjedhjet lokale 2023 e këtë na e kanë treguar me disa postime në rrjete sociale duke nxitur edhe ndjekësit e tyre që të votojnë dhe të japin votën e tyre të lirë.

Një prej këtyre personazheve ka qenë edhe Keisi Medini, e cila ka postuar në Instastory një foto të saj teksa vendos fletën e votimit brenda në kuti, po jo vetëm kaq. Keisi ka treguar gjithashtu edhe se për cilin kandidant të qarkut të Tiranës ka votuar dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të disa shkrimeve në foto, ku ka shprehur mbështjetjen për Erion Veliaj.

Ndër personazhet Vip që kanë votuar ditën e sotme janë Arjola Shehu, Fjoralba Ponari, Rudina Dembacaj, Julka Gramo, Dojna Mema, Olta Gixhari etj.