Bota

Vrasja e gazetares, arrestohet biznesmeni i njohur maltez

Policia në Maltë arrestoi një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në kuadër të hetimeve mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia. Për kompaninë e Yorgen Fenech, gazetarja pohonte se ishte e lidhur me politikanët maltezë tetë muaj para se të vritej nga një bombë makine në shkurt 2017. Fenech fitoi edhe një koncesion të madh energjie nga shteti i Maltës në vitin 2013 për të ndërtuar një stacion gazi në ishull.