Aktualitet

Vrasje në mes të ditës në Durrës, autori person me probleme!

Vrasje për motive banale në Durrës. Pas një sherri për parkimin, viktimë mbeti shtetasi Halil Koka 47-vjeç, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spitalin e qytetit bregdetar. Ngjarja e rëndë ndodhi në mesditë, rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4. Sipas policisë, dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.

Blutë e qytetit bregdetar kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e një shtetasi 35-vjeçar, i identifikuar si Ilir Koçilja, person problematik për policinë vendore dhe i njohur për probleme të shëndetit mendor. Uniformat blu e kanë shoqëruar edhe më parë për konflikte e kanosje. Po ashtu, mësohet se ai shponte gomat e automjeteve të parkuara në rrugë.

Sherri mes tyre nisi në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit ku Koçilja e sulmoi me thikë fqinjin. I plagosur 47-vjeçari kapërceu rrugën dhe vrapoi për t’i shpëtuar agresorit të tij, por për fat të keq u rrëzua në rrugë, pranë konteinerëve të mbetjeve urbane. Policia vijon hetimet.