Celebrities Gossip Showbiz

Xhani Demika zbulon sa mijë euro kërkon Luiz Ejlli për të performuar në club!

Tashmë ka nisur sezoni i ri i “Pushime On Top”, e cila do të jetë guida e ditëve të nxehta të verës. Të gjithë mund të këshillohemi për destinacione të ndryshme, mundësi pushimi dhe argëtimi në Shqipëri, duke gërshetuar kulturën dhe traditën shqiptare. Këtë verë, pushimet nuk do të jenë të njëjtat. Aventurë, sport, plazh dhe zbulojmë si asnjëherë më parë tek “Pushime on Top” me Eni Shehun dhe Lei Krajën.

Ditën e sotme ka nisur episodi i parë i këtij sezoni dhe një ndër intervistat më interesante ka qenë ajo e menaxherit të VIP-ave, Xhani Demikës nga Lei Kraja eksluzivisht në një nga club-et më të frekuentuara të Sarandës. Xhani ka treguar shumë sekrete dhe kërkesa të ndryshme të VIP-ave dhe i pyetur për Luiz Ejllin, ai është shprehur:

Luiz Ejlli ka qenë një ndër artistët e parë që kam kontaktuar për këtë sezon, por kishte çmim shumë të lartë është thënë edhe shifra 30 mijë euro…

Ditën e sotme Luizi ka postuar në Instastory një foto me Kiarën dhe kolegët e tij në Korçë, ku dhe po xhirohet filmi “Në kuadër të dashurisë”. Ajo çfarë ka marrë më shumë vëmendjen ka qenë shkrimi i Luizit në foto, ku e cilëson këtë periudhë si muaj mjalti.