Celebrities Gossip

Xhani Shqerra dhe Isli Islami dy çuna mami! (E kush nuk është fundja!) Ja mamat e personazheve…

Moderatori i njohur Xhani Shqerra shpeshherë poston foto interesante në rrjetet e tij sociale ku zbulon detaje nga jeta profesionale dhe ajo personale. Shqerra ruan një raport të afërt me ndjekësit teksa pëlqen të ndajë me ta sa më shumë nga përditshmëria e tij.

Para disa orësh ai postoi dy foto në Instagram, në njërën nga të cilat ai kishte pozuar bashkë me të ëmën, e në tjetrën shfaqej ajo e vetme. Fotot i kishte shoqëruar me një shkrim, dhe me sa duket disa herë nuk duhen shumë fjalë për të shprehur një ndjesi të vërtetë.

Të dua mami.

Shqerra gjithashtu postoi edhe një InstaStory ku dukej e ëma teksa pinte kafe. Edhe në të shkroi një shkrim që shpreh dashurinë e madhe që ka për mamanë e tij moderatori. Duket se Xhani ka shfrytëzuar rastin gjatë këtyre orëve të fundit të shfaqë sa shumë e do mamanë e tij, si një çun mami, siç jemi të gjithë shumë a pak.

Kafja e mëngjesit me mamën s’ka të paguar!

Nga ana tjetër, jo vetëm Xhani, por edhe Isli Islami postoi vetëm pak minuta më parë një foto me të ëmën. Të dy ata gjenden në plazh dhe buzëqeshja e Islit e bën më se të qartë se sa mirë ndihet ai në krahët e nënës. “Mama” ka shkruar ai në foto dhe një zemër e kuqe mjafton për të shprehur dashurinë që ka për të.