Celebrities Live From Tirana

Xhani Shqerra vendos të tregojë gjithçka, që nga angazhimet më të reja e deri tek tema e dashurisë!

Sot i ftuar në ‘Live from Tirana’ ka qenë një prezantues shumë i njohur për publikun, Xhani Shqerra. Ai ka folur në lidhje me projektet dhe angazhimet e tij më të reja por edhe në lidhje me temën e martesës së hapur. Përpos këtyre ai ka dhënë edhe detaje nga jeta e tij personale.

Duke qenë se së fundmi ai është i angazhur në dy projekte ku i pari është ai në Top Channel si anëtar jurie në emisionin ‘Shoku ynë Tili’ dhe i dyti është emisioni i  tij më i ri ‘Ora e Tiranës’. Në lidhje me projektin ‘Ora e Tiranës’ Xhani është shprehur se:

Në fakt janë disa muaj përgatitje. Unë e ruajta pak si sekret sepse më pëlqen të dal me gjëra konkrete dhe ekskluzive. Dje u lançua dhe promo-ja e programit që është në edicionin e tretë të tij. ‘Ora e Tiranës’ për të gjithë ata që ndjekin Top News gjatë gjithë ditës, jo vetëm informohen për më të rejat por edhe marrin një shije të mirë të realitetit tonë shqiptar.

Lidhur me risitë që do të sjell ky emision, ai ka treguar se:

Këtë vit do të sjellim diçka që do të jetë më pranë njerëzve. Realitetin e Tiranës por edhe me gjerë. Të shërbejë ky realitet i kryeqytetit tonë si një urë lidhëse edhe në atë që është në qytetet e tjera por jo vetëm, edhe në shtetet e tjera.

Prezantuesi gjithashtu ka treguar se qëllimi i këtij emisioni është:

Tirana në 360 gardë. Në aspekte që lidhen me urbanistikën si një hap i parë që lidh atë famijen e madhe të çdo banori të Tiranës.

Nga ana tjetër ai është pyetur edhe për pjesën e tij si anëtar jurie në emisionin ‘Shoku ynë Tili’ ku Xhani ka folur plot nostaligji dhe ka thënë se:

Unë gjendem shumë mirë mes fëmijëve sepse jam një xhaxha dhe një dajë prej shumë vitesh kështu që e shijoj shumë dhe më pëlqen shumë bota e tyre. Nga ana tjetër unë jam një ish-fëmijë i mësuar me skenën pasi unë e kam nisur rrugëtimin tim shumë më vite më parë qëkur kam qenë 5 vjeç. Është si një ballafaqim që unë bëj me të shkuarën time dhe me atë që do të jetë e nesërmja e tyre.

Në lidhje me punët e dashurisë dhe nëse ai ka një shoqe, publicisti vendosi të përgjigjej shumë thjeshtë:

Po ja po pres 47 vjeç.(qesh)

Kur u pyet nëse ka tradhtuar ndonjëherë ai dha një përgjigje shumë të sinqertë:

Po, njëherë dhe ngaqë jam shumë i sinqetë dhe u zbulua, kam marrë edhe pasojat.

Martesa e hapur për të ishte një temë shumë pikante por që autori i shumë emisioneve televizive u shpreh se:

Nuk jam dakord. Në momenti që ti vendos që të lidhësh një kurorë dhe të kesh një projekt të përbashkët siç është familja në gjykimin tim ajo pjesë është e shenjtë. Në momentin që do të ketë  një dëshirë për diçka tjetër do të thotë që nuk shkon më ajo pjesë dhe do ta ndërprisja në moment me marveshje, nesë kjo ndjesi do të vazhdonte gjatë do ta ndërprisja.

Ai vazhdoi duke thënë më pas se:

Nuk jam dakord me këto akorde sepse bie institucioni i martesës. Mund ta bësh me një shoqe që ke disa benefite që ke disa të përbashkëta por jo në martesë aq më tepër me nënën e fëmijëve. Mua më pëlqen një familje me shumë fëmijë dhe e kam atë treshin e fëmijëve. Besoj se tre fëmijë do të ishin bekim.

Pyetja në lidhje me udhëtimet e ktheu Xhanin në territorin e tij. Rreth situatës së vështirë dhe kushteve të reja që si kanë ndikuar tek pasioni i tij, ai tha:

Unë këtë pjesë nuk e kam pasur problem. Madje unë kam udhëtuar më shumë në kohë pandemie sesa vitet e tjera, sepse kam qenë jo i angazhuar me emisionet e mija. Edhe për çështje pune më duhet të udhëtoj.

Kur në fund u pyet se me kë shkon Xhani në këto udhëtime, ai u përgjigj duke thënë:

Me ekipin. Do t’i tregojmë të gjitha? Unë nuk jam i martuar por kam shoqe. (qesh) Shoqe. E përshëndesim.