Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani zbulon se kur do të publikohet ‘perla’ e tij e radhës!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Ylli ka menduar edhe për sezonin e ri, pasi së fundmi ka zbuluar pak nga kënga e tij e re. E jo vetëm kaq, por ka postuar një video të tij teksa improvizon këngën dhe ka treguar se do të titullohet “Për kon je zbukuru”. E vetëm pak më parë Ylli na ka treguar se kur do të publikohet kënga, e cila mezi po pritet nga fansat. Nuk do të presim shumë pasi ‘perla’ e radhës nga Ylli do të mund të dëgjohet nga të gjithë në datën 6 tetor në orën 18:00.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Ylli ka ndarë në rrjete sociale një postim të një prej ndjekësve të tij ku thuhet: ‘Vuan Ylli, vuan Dafina, vuaj unë, vuan shoqëria, vuan gjithë familja’, krahas duket se na ka zbuluar se ai vetë dhe Dafina janë në lidhje romantike me partnerët e tyre dhe janë shumë të lumtur.