Showbiz

Ylli i hitit “I Love Rock ‘n’ Roll” ndërron jetë për shkak të Koronavirusit

Alan Merrill, këngëtari dhe testshkruesi i hitit ‘I Love Rock ‘n’ Roll” ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare pasi prej disa ditësh ishte shtruar në spital për shkak të infektimit me Covid-19.

Lajmin e trishtë e bëri të ditur vajza e tij Laura nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. “Më lejuan që ta shoh vetëm 2 minuta para se ai të largohej nga kjo botë më pas më nxorrën me shpejtësi nga dhoma ku babai im qëndronte. Sapo arrita tek dera e shtëpisë telefoni im u mbush me njoftime artikujsh ku shkruhej se tani ai kishte ikur nga kjo botë” -shkroi ajo.

Alan Merrill i cili ishte pjesëtar i grupit “The Arrows” arriti ta bënte bandën e tij të famshme në vitin 1975.