Showbiz

Young Zerka gati për një tjetër projekt muzikor

Projekti fundit i Young Zerkës, “Nuk Ma Nin” po shënon sukses dhe kjo këngë falë votave të publikut pozicionohet mjaft mirë edhe në klasifikimin e 100 këngëve moderne shqiptare.

Nuk ka kaluar shumë që nga ky publikim që këngëtari të na japë një tjetër lajm të mirë. Shumë shpejt ai do të vijë me një prurje të re e cila pritet të ketë suksesin e kësaj të fundit.

Me anë të një postimi në historinë e Instagram-it ai ka shfaqur një foto të studios ku tregon se po punon shumë dhe me orë të zgjatura për të sjellë diçka të bukur.

Zerka nuk ka zbuluar detaje sa i përket titullit apo datës së publikimit të kësaj prurje.