Showbiz

Zayn akuzohet për tradhëti kundrejt Gigi Hadid

Një punonjëse estetike dhe masazhuese ka zbuluar për mediat e huaja se ajo dhe Zayn Malik kanë patur marrëdhënie seksuale intensive vetëm 2 javë pasi këngëtari u nda nga Gigi Hadid.

Enrica Petrongari pretendon se ka shkuar në shtëpinë e britanikut për një seancë masazhi ku ky i fundit ka nisur të flirtojë e t’i kërkojë numrin e telefonit. Sipas saj, ata më pas kanë nisur të komunikojnë me mesazhe duke i dërguar njëri-tjetrit foto nudo dhe seksuale.

Për disa javë rresht ata kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e 25-vjeçarit ndërkohë që ai shprehej se dëshironte ta linte pas ndarjen me modelen dhe vetëm të argëtohej në këtë mënyrë.

Italiania Enrica, e cila prej 5 vitesh jeton në SHBA, theksoi se Zayn është një djalë shumë i ëmbël dhe e ka trajtuar atë si një perëndeshë. Shumë nga fansat e modeles janë shprehur të zhgënjyer nga kjo ngjarje ndërsa disa të tjerë i kanë dalë në mbrojtje duke thënë se kjo eksperiencë seksuale nuk quhet tradhëti për shkak se ka ndodhur pasi çifti u ndanë.

Zayn apo përfaqësuesit e tij ende nuk kanë reaguar kundrejt deklaratave të estetistes 41-vjeçare.